BEOGRAD; SERBI | RINESA RACI U ARRESTUA; E DËNUAR ME 3 VJET + 4 MUAJ BURG PËR SHKELJE PENALE TË PARASHIKUAR SI “VJEDHJA ME DHUNË” E KRYER NË BASHKËPUNIM NË FSHATIN DOJAN (TROPOJË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Beograd, Serbi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Znj/znjsh. Rinesa Raci, me moshë 23 vjeçe, ndaj së cilës, Gjykata e Shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka shqiptuar dënim penal me 3 vjet e 4 muaj burg për shkelje penale të parashikuar si:
a- “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në fshatin Dojan.
Njoftim | Policia e Shtetit.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.
Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments