top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË: U ARRESTUAN DANIEL QOSE DHE DAVID LARTI | AKUZOHEN SE NDIHMUAN GERALD SHEHUN TË FSHIHTE KUFOMËN E ERALDO NEVRUZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 7, 2024
  • 2 min read
ree

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:

1- Z. Daniel Qose.

2- Z. David Larti.

 

Ata ishin punëmarrës në hotelin Greccia, në Dhërmi.

 

Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen z. Eraldo Nevruzi, i cili ushtronte funksionin e recepsionistit.

 

Ata akuzohen se ndihmuan të dyshuarin si vrasës të z. Eraldo Nevruzi që të fshihte kufomën e tij.

 

Ata i kanë dhënë z. Geraldo Shehu një qese mbeturinash për të fshehur kufomën dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar me automjet.

 

Ata kanë dekalruar se nuk kanë dijeni se ku e kishte hedhur kufomën z. Shehu, duke pretenduar se z. Shehu i kishte detyruar ta ndihmonin.

 

Njoftim | Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit Eraldo Nevruzi.

 

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

 

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

 

Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

 

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q., dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All
bottom of page