PORTI I DURRËSIT | MARINARI AZERBAJXHANAS AVAZ YAFAROV VDIQ NË VENDIN E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 36 minutes ago
- 1 min read
Porti i Durrësit, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Avaz Yafarov, me moshë 24 vjeç, me kombësi azere (Azerbajxhan), pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”, vdiq në vendin e punës.
Njoftim | Durrës.
Informacion paraprak.
Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.
24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments