top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | SHEFI I NEFROLOGJISË ROBERTO PALUMBO U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË MARRJE RRYSHFETI ME VLERË RRETH TRE MIJË (3000) €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
Z. Roberto Palumbo
Z. Roberto Palumbo

Romë, Itali | Agjentët  e Skuadrës Fluturuese të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:

1- Z. Roberto Palumbo, kreun e Nefrologjisë në Spitalin e Shën Eugjenit (Sant'Eugenio), dhe një biznesmen që shet pajisje dialize, me akuza për korrupsion.


Mjeku, i cili, u dërgua në burg, akuzohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një ryshfet prej afërsisht tre mijë (3000) € si pjesë e një hetimi që përfshin 12 veta.


Gjykatësi hetues ende nuk ka caktuar një seancë dëgjimore për vlefshmërinë e arrestit.


Në thelb të procedurave penale, të cilat, po trajtohen nga ekipi që merret me krimet në administratën publike, është një rrjet i raportuar ryshfeti që lidhet me menaxhimin e pacientëve me dializë, të cilët, ishin larguar dhe ishin devijuar në institucione private.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page