top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË MBARË BOTËN U MBAJTËN MARSHIME NË MBËSHTETJE TË UDHËHEQËSES POLITIKE OPOZIATRE TË VENEZUELËS MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Mijëra mbështetës të udhëheqëses së opozitës venezueliane Maria Korina Makado (María Corina Machado) u mblodhën në qytete anembanë botës si pjesë e një mobilizimi ndërkombëtar në mbështetje të Çmimit Nobel për Paqen të dhënë për të në muajin shtator.


Ish-kongresmenja liberale mbetet e fshehur për shkak të kërcënimeve nga qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolas) Maduro.


Dita e aksionit, pjesë e fushatës globale “Nobeli është i yni”, synonte të nxirrte në pah njohjen botërore të ushëheqëses Makado (Machado) dhe kauzës demokratike të Venezuelës, vetëm disa ditë para ceremonisë zyrtare në Oslo.


Marshime u raportuan në qytete në Spanjë, Argjentinë, Norvegji dhe Peru.


Komanda Venezueliane”, organizata politike e udhëhequr nga nobelistja Makado (Machado), raportoi gjithashtu demonstrata në Mbretërinë e Tajlandës, Australi, Gjermani, Mbretërinë e Belgjikës, Mbretërinë e Holandës, Konfederatën e Zvicrës, Francë, Barbados, Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Mbretërinë e Suedisë.


Në një video në mediat sociale virtuale, nobelsitja Makado (Machado) u bëri thirrje bashkëkombësve të saj venezuelianë brenda dhe jashtë vendit të dalin në rrugë, duke thënë se:

1- Çmimi Nobel për Paqen është një njohje e rezistencës dhe dinjitetit të çdo venezueliani”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page