DJALI I PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): AMERIKANËT JANË TË LODHUR DUKE NËNSHKRUAR ÇEQE; PARIA E UKRAINËS ËSHTË E KORRUPTUAR; LUFTËN PO E BËJNË FSHATARËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Për vite me radhë, amerikanët kanë shkruar çekë. Publiku amerikan nuk është më i gatshëm.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, kam dëgjuar njerëz të thonë se lufta në Ukrainë ishte përparësia e republikanëve.
Dhe gjithmonë e kam menduar këtë si të çuditshme, sepse, edhe duke folur drejtpërdrejt me amerikanët, nuk kam dëgjuar kurrë diçka të tillë. Ne nuk jemi idiotët që shkruajnë çeqe”.
Z. Danlld Tramp i Riu (Donald Trump Junior) e tha këtë, duke lënë të kuptohet mundësia e përfundimit të ndihmës ushtarake për Kievin.
Djali i Presidentit Tramp (Trump) shtoi gjithashtu se babai i tij mund të braktisë procesin e paqes për shkak të luftës në Ukrainë, duke theksuar se Presidenti Volodimir Zelenski po e zgjat luftën sepse e di që nëse do të mbaronte, ai nuk do të fitonte dhe se Kievi është shumë më i korruptuar se Rusia.
“Z. Tramp i Ri (Trump Junior) - raporton enti mediatik ‘The Guardian’ - kritikoi gjithashtu sanksionet evropiane kundër Rusisë, të cilat, vetëm sa kanë rritur çmimet”.
“Ukrainasit e pasur janë të korruptuar dhe e kanë braktisur vendin e tyre, duke lënë atë që e konsiderojnë klasën fshatare të luftojë - shtoi ai - duke theksuar se verën e kaluar në Mynih, brenda një dite të vetme, vuri re se 50% e makinave luksoze kishin targa ukrainase”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments