OKB-ja: SIRIA DUHET TË SHTOJË PËRPJEKJET INSTITUCIONALE KUNDËR SHKELJEVE TË VAZHDUESHME TË TË DREJTAVE TË NJERIUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 7, 2025
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) u bëri thirrje të premten autoriteteve të përkohshme siriane të shtojnë përpjekjet për të trajtuar rrëfimet shqetësuese të shkeljeve të të drejtave të njeriut që synojnë grupet e pakicave dhe individët që dyshohet se janë të lidhur me ish-qeverinë e ish-diktatorit Bashar al-Assad.
Kjo deklaratë vjen përpara përvjetorit të rënies së regjimit të tij.
“Ndërsa autoritetet e përkohshme kanë ndërmarrë hapa inkurajues drejt adresimit të shkeljeve të kaluara, këto hapa janë vetëm fillimi i asaj që duhet bërë.
Autoritetet e përkohshme kanë krijuar komisione kombëtare për drejtësinë tranzicionale dhe personat e zhdukur, si dhe organe hetimore për dhunën në zonat bregdetare dhe në Sueida, dhe kanë njoftuar një projektligj mbi drejtësinë tranzicionale. Kanë filluar gjyqet kundër autorëve të dyshuar të dhunës bregdetare”, u tha në një deklaratë (ku u specifikuan shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut që nga rënia e regjimit, të tilla si vrasjet dhe rrëmbimet arbitrare të individëve të akuzuar për lidhje me qeverinë e tij).
Kjo gjithashtu preku disa komunitete minoritare, siç janë alavitët, druzët, të krishterët dhe beduinët, me një gjuhë urrejtjeje në rritje, si në internet ashtu edhe jashtë tij, duke nxitur urrejtjen kundër tyre.
“Vrasjet u kryen nga forcat e autoritetit të përkohshëm, bashkëpunëtorët e tyre, bashkëpunëtorët e regjimit të Asadit, milicitë vendore dhe aktorë të armatosur të paidentifikuar.
Shkelje të tjera të raportuara përfshijnë dhunë seksuale, ndalim arbitrar, shkatërrim shtëpish, dëbime me forcë dhe konfiskim të pronës”, u tha në deklaratë.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volkër Tërk (Volker Türk), u bëri thirrje më tej autoriteteve që të adresojnë shkaqet rrënjësore të këtyre shkeljeve, duke theksuar llogaridhënien, paqen dhe sigurinë si parakushte absolute për një tranzicion të suksesshëm.
Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve që të mbështesin të drejtat e viktimave për mjete efektive juridike.
Që nga rënia e regjimit në vitin 2024, qeveria e përkohshme e udhëhequr nga Presidenti Ahmed al-Sharaa është përballur me akuza të shumta për shkelje të të drejtave të njeriut.
Këto përfshijnë raportin e OHCHR-së në nëntor që dokumenton zhdukjet me forcë të 97 vetave gjatë administratës al-Sharaa.
Në tetor, një komision i OKB-së shprehu shqetësim për masakrat e përsëritura dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që dyshohet se janë kryer nga forcat e sigurisë të Presidentit al-Sharaa.
Këto raporte bien ndesh me deklaratën publike të Presidentit al-Sharaa-s mbi ofrimin e një tranzicioni politik demokratik dhe premtimin e tij për të mbrojtur komunitetet minoritare, duke rritur tolerancën fetare.
Rritja e gjuhës së urrejtjes kundër grupeve minoritare ngre pyetje në lidhje me vendosjen e një vije ndarëse midis lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes.
Neni 20 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike ndalon në mënyrë specifike avokimin e urrejtjes racore ose fetare që nxit diskriminim ose dhunë.
Plani i Veprimit i OKB-së në Rabat ofron gjithashtu udhëzime mbi ndryshimin midis lirisë së shprehjes dhe nxitjes.
Ndërkohë, një ekspert thotë se stabiliteti afatgjatë i Sirisë varet nga një identitet i ri kombëtar i rrënjosur në barazi dhe përkatësi në vend të supremacisë etnike ose fetare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments