top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONI | QEVERIA SHPREHU ZHGËNJIM PËR HESHTJEN QË SIPAS SAJ PO MBAJNË SHBA-ës NË MOSMARRËVESHJEN ME KINËN PËR ÇËSHTJEN E TAJVANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Tokio, Japoni | Qeveria japoneze i ka kërkuar administratës amerikane të shprehë mbështetje më të qartë për kryeministren Sanae Takaiçi (Takaichi), pas reagimit të ashpër të Republikës Popullore të Kinës ndaj deklaratave të saj mbi Republikën e Kinës (Tajvanin).


Gazeta britanike “Financial Times” e raporton këtë lajm (duke cituar burime amerikane dhe japoneze, të cilat, thonë se Tokio është e frustruar nga mbështetja e kufizuar publike që ka marrë deri më tani nga Uashingtoni).


Kryeministrja Takaiçi (Takaichi) kishte deklaruar se një sulm i mundshëm kinez ndaj Tajvanit do të përbënte një kërcënim ekzistencial për Japoninë, duke justifikuar vendosjen e Forcave të Vetëmbrojtjes.


Pekini u përgjigj duke sulmuar verbalisht kryeministren, duke kërcënuar me hakmarrje ekonomike dhe duke paralajmëruar qytetarët kinezë të shmangin udhëtimet në Japoni.


Tokio gjithashtu denoncoi një incident potencialisht të rrezikshëm kur avionët luftarakë kinezë caktuan radarët e tyre të kontrollit të zjarrit mbi avionët japonezë në juglindje të Okinaua-s.


Sipas entit mediatik të sipërcituar ambasadori japonez në Uashington Shigeo Jamada (Yamada) u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë të rrisin mbështetjen publike për qeverinë e Tokios.


Deri më tani, deklaratat më të qarta të ShBA-ës kanë ardhur nga ambasadori në Tokio Xhorxh (George) Glass, i cili, siguroi se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe administrata e tij qëndrojnë pranë Kryeministres Takaiçi (Takaichi).


Megjithatë, nuk ka pasur ndërhyrje të tjera të rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit.


Mendohet se kujdesi i ShBA-ës lidhet me përpjekjen e administratës së Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të mos rrezikuar marrëveshjen tregtare të arritur me Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) tetorin e kaluar.


Disa ish-zyrtarë të cituar nga enti mediatik në fjalë besojnë se Uashingtoni duhet ta kishte mirëpritur angazhimin e deklaruar të Kryeministres Takaiçi (Takaichi) për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në rast të një krize mbi Tajvanin si një hap historik.


Sipas entit mediatik “Financial Times”, zyrtarët japonezë kanë frikë se mungesa e një mbështetjeje më të dukshme mund të inkurajojë presion të mëtejshëm kinez.


Anasjelltas, ekspertët e sigurisë në Uashington e shohin qëndrimin e Pekinit si një përpjekje cinike për të frikësuar kryeministren dhe për të dobësuar aleancën SHBA-Japoni.


Shtëpia e Bardhë thjesht theksoi marrëdhënien e shkëlqyer midis Presidentit Tramp (Trump) dhe Kryeministres Takaiçi (Takaichi), ndërsa Departamenti i Shtetit kujtoi një mesazh mbështetjeje të postuar në rrjetin social virtual Iks (X) nga një zëdhënës.


Asnjëri institucion nuk i ka dënuar publikisht sulmet verbale të Kinës, përfshirë komentet nga konsulli i përgjithshëm kinez në Osakë, të cilat, më vonë u hoqën nga mediat sociale virtuale.


Kur u kontaktua nga enti mediatik “Financial Times”, ambasada japoneze në Uashington nuk pranoi të komentonte.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page