SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: JEMI NË HAITI PËR TË LUFTUAR KUNDËR BANDAVE KRIMINALE.

Qyteti i Salvadorit, Salvador | “Salvadori pothuajse ka përfunduar dislokimin e ushtarëve, automjeteve të blinduara dhe helikopterëve në Haiti”.
Kështu tha presidenti Naib (Nayib) Bukele përmes një mesazhi drejtuar popullsisë vendore, duke shpjeguar se ndërhyrja synon të sjellë në shtëpi katër teknikë aeronautikë salvadorianë dhe të mposhtë grupet kriminale.
“Ky nuk është një operacion kundër popullit haitian, as nuk është një pushtim”, - tha presidenti Bukele për të siguruar qytetarët, duke shtuar se misioni logjistik dhe ushtarak po financohet pothuajse tërësisht nga Salvadori, i cili do të mbulojë 90% të kostove totale nga fondet e veta.
Objektivi kryesor i operacionit është rivendosja e paqes në vendin e Karaibeve duke goditur fort bandat e armatosura që terrorizojnë popullsinë.
“Ne erdhëm në Haiti për të luftuar kundër keqbërësve”, - tha presidenti Bukele, duke garantuar se në fund të misionit, të gjithë trupat do të kthehen në shtëpi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments