top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAITI | MBI 1000 USHTARË NGA SALVADORI PËR TË PËRFORCUAR MISIONIN NDËRKOMBËTAR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
19 minutes ago
1 min read

Port O Prins (Port Au Prince), Haiti | Salvadori ka vendosur mbi një mijë ushtarë në Haiti për të forcuar operacionet e sigurisë në vendin e Karaibeve.


Sipas regjistrave të kontrollit të trafikut ajror, të paktën tre Boeing 747-400 nga Salvadori u ulën më 27 tetor, të mbështetur nga avionë transporti ushtarakë të siguruar nga Komanda Jugore e ShBA-ës dhe Forcat Ajrore Kolumbiane.


Gazeta lokale Le Nouvelliste e rriti numrin total në 1300, duke cituar një burim nga qeveria haitiane.


“Me 690 ushtarët që mbërritën sot, tani ka një kontingjent prej 1300 ushtarësh salvadorianë në Haiti.


Ky vendosje po kryhet në konsultim me qeverinë haitiane.


Është një vend mik që po ndihmon, jo një pushtim”, - tha burimi.


Rritja e trupave salvadoriane, e autorizuar nga presidenti Naib (Nayib) Bukele, përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për forcën shumëkombëshe, e cila aktualisht numëron afërsisht 2000 nga një total prej 5500 të autorizuar.


Vendosja masive vjen pas zhdukjes së fundit të katër ushtarëve gjatë një prite nga bandat e armatosura lokale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page