FIER | YSEN DRIZA U ARRESTUA.

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ysen Driza, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Fier.
Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje.
30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precdenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments