SALVADOR | 563 ANËTARË TË ORGANIZATËS KRIMINALE “BARRIO 18” PËRBALLEN ME 14488 AKUZA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Salvador | Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Salvadorit ka kërkuar ngritjen e aktakuzës kundër 563 anëtarëve të dyshuar të bandës Barrio 18.
“Këta individë përballen me një total prej 14488 akuzash penale”, tha zëvendësprokurori Maks Munoz (Max Muñoz).
Akuza penale kryesore është anëtarësimi në një organizatë terroriste, një krim që mbart një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm sipas një reforme të kohëve të fundit të Kodit Penal.
Ata akuzohen gjithashtu për vrasje, zhvatje, trafik armësh, trafik droge dhe trafikim qeniesh njerëzore.
Një gjyq masiv kundër 485 anëtarëve të dyshuar të një organizate rivale, Mara Salvatruça (Salvatrucha), ka qenë duke u zhvilluar në vendin e Amerikës Qendrore që nga muaji prill.
Zëvëndësprokurori Munoz (Muñoz) ka premtuar mijëra vjet burg për të pandehurit, të cilët paraqiten nëpërmjet videokonferencës nga burgje të ndryshme.
Dy bandat u shpërbënë si pjesë e ofensivës së nisur në vitin 2022 nga qeveria e presidentit konservator Naib (Nayib) Bukele, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për këtë qëllim.
Ndërsa burgosja e mbi 90 mijë të dyshuarve i ka sjellë paqe kombit, deri atëherë një nga më të dhunshmit në rajon.
OJQ-të denoncojnë shkeljet e të drejtave të njeriut.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments