SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: POHOJ SE MARRËVESHJA TREGTARE ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ËSHTË E AFËRT.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Pas njoftimit të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum pohoi se të dy vendet janë pranë një marrëveshjeje tregtare.
Presidenti Tramp (Trump) kishte parashikuar afrimin e një pakti të madh për të ulur në zero deficitin prej 150 miliardë dollarësh që aktualisht rëndon mbi Uashingtonin.
Presidentja Sheinbaum përsëriti se kuvendimi është duke vazhduar dhe se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara të Meksikës mbetet minimizimi i tarifave që aktualisht rëndojnë mbi automjetet, çelikun dhe aluminin.
Diskutimet dypalëshe po përparojnë paralelisht në frontin e sigurisë, ku është rënë dakord për një operacion të ri të përbashkët kufitar kundër Krimit të Organizuar.
Ky bashkëpunim respekton sovranitetin territorial dhe tashmë ka çuar në arrestimin në Meksikë të pesë prej dhjetë të arratisurve më të kërkuar të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments