GAZË | KREU I SHOQATËS SË BUKËPJEKËSVE: TË GJITHA FURRAT E BUKËS RREZIKOJNË MBYLLJEN BRENDA 48 ORËVE; MBAROI MIELLI.

Gazë | “Të shtatë furrat e bukës që operojnë aktualisht në Rripin e Gazës rrezikojnë të mbyllen brenda 48 orëve të ardhshme pasi furnizimet me miell u shteruan plotësisht”.
Kështu tha kreu i Shoqatës së Bukëpjekësve të Rripit të Gazës, Abdul Nasser al-Ajrami, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Wafa”.
Në një intervistë telefonike, ai argumentoi se furnizime të reja duhet të hyjnë urgjentisht në Rripin e Gazës për të ruajtur prodhimin vendas të bukës.
“Kjo krizë është për shkak të mbylljes së kalimeve në Gazë nga Izraeli gjatë javës së kaluar dhe refuzimit të tij për të lejuar hyrjen e miellit të destinuar për shitje komerciale në Rrip, pavarësisht rihapjes së pjesshme të kalimeve.
Pasi mbaruan furnizimet tashmë të kufizuara me miell që më parë ishin në dispozicion në depo, disa nga 20 furrat e bukës në Gazë kishin ndaluar së funksionuari”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments