SALVADOR | QEVERIA E PRESIDENTIT NAIB (NAYIB) NJOFTOI SE DËNIMI ME VDEKJE PËR TË MITURIT KEQBËRËS HYRI NË FUQI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Shën Salvador, Salvador | Një paketë e diskutueshme reformash penale e promovuar nga Presidenti Naib (Nayib) Bukele, që përfshin dënime me burgim të përjetshëm për të miturit, hyri në fuqi në Salvador.
Projektligji prezanton dënime me burgim të përjetshëm për krimet e vrasjes (përfshirë vrasjen e femrave) përdhunimin dhe anëtarësimin në banda kriminale, të konsideruara grupe terroriste, duke mohuar të drejtën për lirim me kusht ose të parakohshëm.
Organizata të tilla si Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR) dhe Human Rights Watch (HRW) i denoncojnë këto masa si të papajtueshme me standardet kushtetuese ndërkombëtare.
Sipas IACHR-së vendosja e dënimeve me burgim të përjetshëm për fëmijët dhe adoleshentët është e papajtueshme me jurisprudencën ndëramerikane, pasi është në disproporcion me objektivin e rehabilitimit.
Në të njëjtën linjë, OJQ-ja HRW deklaron se reforma penale bie ndesh me standardet ndërkombëtare, pasi dënimet për të miturit duhet të jenë dukshëm më të shkurtra dhe të ofrojnë mundësi reale për rehabilitim.
Qeveria e Presidentit Bukele ka qenë subjekt i ankesave të shumta për ndikimin e politikave të ashpra kundër krimit të futura në vitin 2022 së bashku me gjendjen kushtetuese të jashtëzakonshme, një masë që është ende në fuqi sot, pasi është zgjatur 49 herë.
Sipas të dhënave zyrtare të cituara nga IACHR-ja më shumë se 91500 veta janë arrestuar që nga fillimi i emergjencës, ndërsa OJQ-të e të drejtave të njeriut raportojnë të paktën 500 vdekje në burgje gjatë së njëjtës periudhë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments