top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | QEVERIA MORI MESAZH NGA ORGANZIATA TERRORISTE HAMAS; AJO DEKLAROI SE ISHTE GATI PËR NJË SULM TË NGJASHËM ME ATË TË 7 TETORIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
47 minutes ago
1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Zyrtarë të lartë të Hamasit i kanë përcjellë Izraelit një mesazh të paprecedentë se organizata terroriste është gati të kryejë një sulm tjetër kundër Izraelit, si ai i 7 tetorit 2023, apo edhe në Bregun Perëndimor dhe jashtë tij”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ynet”.


Mesazhi iu përcoll Koordinatorit Humanitar të Kombeve të Bashkuara, Ramiz Al-Akbarov, i cili u takua me zyrtarët e Hamasit javën e kaluar në zyrën e tyre në Gazë.


Hamasi i kërkoi atij që t'ia përcillte mesazhin Shtetit të Izraelit.


Koordinatori Al-Akbarov u takua me koordinatorin e aktiviteteve qeveritare në Territore, gjeneralin Joram (Yoram) Halevi, dhe ia përcolli mesazhin e udhëheqësve të Hamasit.


“Izraeli, thotë se është një mesazh jashtëzakonisht kërcënues, i pa komunikuar kurrë më parë me një sinqeritet të tillë”, - raportoi enti mediatik “Ynet”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page