top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SALVADOR | ZV/PROKURORI PËR KRIMIN E ORGANIZUAR MAKS MUNOZ (MAX MUÑOZ): NDAJ ORGANZIATËS KRIMINALE MARA SALVATRUÇA DO TË KËRKOHEN MIJËRA VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
SALVADOR | ZV/PROKURORI PËR KRIMIN E ORGANIZUAR MAKS MUNOZ (MAX MUÑOZ): NDAJ DREJTUESVE TË ORGANZIATËS KRIMINALE MARA SALVATRUÇA DO TË KËRKOHEN MIJËRA VJET BURG.

Salvador | Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Salvadorit u ka premtuar mijëra vjet burg qindra anëtarëve të dyshuar të bandës Mara Salvatruça (Salvatrucha), ose MS-13, të cilët janë në gjyq që nga 20 prilli, në një proces penal masiv për mbi 47 mijë krime të kryera midis viteve 2012 dhe 2022, të cilat shkaktuan të paktën 29 mijë viktima.


Me dënimet që do të japë gjyqtari, dënime me mijëra vjet, këta njerëz nuk do të dalin kurrë nga sistemi i burgjeve”, shkroi Zëvendës Prokurori për Krimin e Organizuar MAks Munoz (Max Muñoz) në rrjetin social virtual Iks (X).


Dhjetë jetë nuk do të ishin të mjaftueshme për të vuajtur dënimet me të cilat do të përballen”, tha ai.


Midis afërsisht 47 mijë akuzave penale kundër 485 anëtarëve të MS-13 janë vrasjet e 87 personave në mars të vitit 2022, të cilat e shtynë Presidentin Naib (Nayib) Bukele të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe të niste një luftë të pamëshirshme kundër bandave kriminale, gjatë së cilës u burgosën afërsisht 92 mijë veta.


Udhëheqësi konservator ka fituar popullaritet duke rivendosur ligjshmërinë dhe sigurinë për Popullin e Salvadorit, por OJQ-të e të drejtave të njeriut denoncojnë 500 vdekje në burg, akte torture, mijëra arrestime arbitrare dhe rrezikun e gabimeve të drejtësisë në gjyqet masive.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page