SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: ANËTARËT E BANDAVE KRIMINALE NUK DO TË DALIN KURRË NGA BURGU.

Qyteti i Salvadorit, Salvador | Presidenti Naib (Nayib) Bukele ka mbrojtur futjen në vend të dënimit me burgim të përjetshëm dhe planin e rehabilitimit për të burgosurit e dënuar për krime të lehta.
Duke iu përgjigjur kritikave, presidenti Bukele kujtoi se burgimi i përjetshëm u prezantua nga qeveria e tij vetëm gjashtë muaj më parë.
“Para reformës sonë, të gjithë do të ishin kthyer në shoqëri; tani ata nuk do të largohen kurrë”.
Kështu tha presidenti Naib (Nayib) Bukele, duke iu referuar anëtarëve të bandave kriminale.
Ai sqaroi se dënime të tilla nuk mund të zbatohen pa dallim, pasi asnjë vend në botë nuk ka një dënim të pafund për të gjitha krimet.
Për bashkëpunëtorët e rastit të bandave kriminale, qeveria po shqyrton rrugë alternative përmes programit “Cero Ocio”.
“Nëse e dimë se do të lirohen, si duam që të dalin?
A duam që të largohen nga universiteti i krimit që ishin dikur burgjet tona, apo pas një programi riintegrimi?”, - tha presidenti Bukele.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments