REPERI AMERIKAN KEIN UEST (KANYE WEST) SHKELI SANKSIONET: VAJTI NË RUSI TË MBAJË KONCERT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Reperi kontrovers amerikan Kein Uest (Kanye West), një admirues i hapur i Vladimir Putinit, po viziton Rusinë, ku do të qëndrojë në Moskë dhe do të mbajë koncerte, në kundërshtim me embargon ndaj Rusisë, që prek edhe artistët.
Kjo është raportuar nga agjencia zyrtare ruse Tass, duke cituar producenten Jana Rudkovskaja (Yana Rudkovskaya).
“Kanye West është tashmë në Moskë! Ky është super lajm! Ai u ndal në zemër të kryeqytetit”, tha znj. Rudkovskaja, cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Ditët e fundit në Rusi kishin qarkulluar thashetheme, sipas të cilave artisti Uest (West) duhet të mbante një koncert në stadiumin Luzhniki në Moskë më 8 korrik 2024, dhe që duhet të shiste të paktën 80000 bileta: informacion i pa konfirmuar nga drejtuesit e strukturës.
“Gishtat e kryqëzuara për koncertin në Luzhniki!”, shkruan producentja, e cituar nga Tass.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments