top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAKETA E RE EUROPIANE ARIANE 6 ËSHTË GATI PËR LËSHIM | E PRITUR PËR TU NISUR NESËR NGA GUAJANA FRANCEZE AJO I JEP EUROPËS SËRISH AKSES NË HAPËSIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8, 2024
  • 1 min read
ree

Guaiana Franceze, Francë | Raketa më e fuqishme që Europa ka ndërtuar ndonjëherë, Ariane 6, është gati në platformën devijuese në bazën europiane në Kourou (Guaiana Franceze), për të ndërmarrë fluturimin e saj të parë.

 

Për momentin gjithçka po shkon sipas planit dhe nisja është planifikuar për në orën 20:00 me orën shqiptare më 9 korrik 2024.

 

Megjithatë, si në çdo nisje, e panjohura e motit mbetet. Ka një pritje të madhe në këtë bazë lëshimi, e cila ka ndryshuar organizimin e saj në vetëm pak vite, sepse raketa e re e Agjencisë Europiane të Hapësirës tashmë është bërë simboli i një rruge të pavarur aksesi në hapësirë.

 

Në fakt, për rreth një vit Europa nuk kishte më asnjë lëshues.

 

Më e madhja e flotës së saj, Ariane 5, doli në pension pas një karriere të gjatë dhe më e vogla, Vega, u zëvendësua nga Vega C, megjithatë edhe ajo u detyrua të ndalonte në vitin 2023 pas dështimit të lëshimit të saj të dytë, ndërsa në vitin 2022 prishja e marrëdhënieve midis ESA dhe agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos pas luftës në Ukrainë shënuan fundin e nisjes së anijes ruse Soyuz nga baza Kourou ku u krijua një situatë që e detyroi Europën të niste misionet e saj falë kalimeve nga kompani private, si Speis Iks (SpaceX).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page