top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËR TË GJITHË SHQIPTARËT QË KANË PRONA NË GREQI: KADASTRA GREKE DO TË JETË SHËRBIMI I PARË SHTETËROR QË DO TË PËRDORI MJETET E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 11, 2024
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Kadastra greke, e cila do të nisë të enjten përdorimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale në bazë prove deri në shtator, do të bëhet shërbimi i parë shtetëror grek që përdor inteligjencë artificiale (AI)”, tha zëvendësministri i Qeverisjes Dixhitale Konstantinos Qiranaqis (Kyranakis) në një intervistë për televizionin Skai, të mërkurën.

 

Ai shpjegoi se aplikacioni i hapur i AI do të ndihmojë të lexohet në gjuhë natyrale teksti i një kontrate dhe të kontrollojë paraprakisht rregullat që një mbikëqyrës deri më tani do t'i duhej të lexonte për një kohë të gjatë për t'i gjetur.

 

Në këtë mënyrë - tha ai - mjeti i AI do të ndihmojë për të gjetur menjëherë në tekstin e një kontrate atë që duhet të zbatohet si rregull dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë shumë kohën e nevojshme për të përfunduar një çështje.

 

Ndërkohë, tha z. Qiranaqis (Kyranakis), arkivat e zyrave të dokumenteve po dixhitalizohen dhe avokatët që hetonin aktet në emër të klientëve të tyre në Athinë, Selanik, Pire dhe 30 zyra të tjera noteriale mund të kryejnë kërkimet e tyre nga zyra e tyre në kompjuterin e tyre, nëpërmjet arkivit ktimatologio.gr

 

Ai vuri në dukje se më shumë se 50 milionë faqe janë dixhitalizuar dhe se prej disa muajsh, 90% e trafikut që lidhet me aktet e paraqitura në Athinë dhe Selanik kryhet në mënyrë dixhitale.

 

Kjo do t'i kursente taksapaguesve grekë kohë, por edhe do t'i mbronte ata nga ryshfetet dhe shantazhet e mundshme”, tha zëvendësministri, ndërsa u bëri thirrje publikut të mos hezitojnë të raportojnë veprime të tilla, qoftë edhe në mënyrë anonime nëse dëshirojnë.

 

Është koha që individët e ndryshëm të korruptuar të çrrënjosen nga sektori publik grek. Është koha për të sjellë transparencë shumë më të madhe në sektorin shtetëror grek dhe të mos kemi frikë nga asgjë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page