PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NUK MUND TË MARR PJESË NË FUNERALIN E PAPA FRANÇESKUT; MË DUHET TË MBAJ TAKIME TË RËNDËSISHME USHTARAKE PAS SULMIT RUS NË KIEV.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 25
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka njoftuar se mund të mos marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë, për shkak të takimeve të rëndësishme ushtarake që ai do të duhet të mbajë.
“Nëse nuk jam i pranishëm në kohë, Ukraina do të përfaqësohet në një nivel adekuat. Të pranishëm do të jenë ministri i Jashtëm dhe Zonja e Parë. Për sa më përket mua, është e rëndësishme të jem këtu. Sot do të mbahen disa takime ushtarake në Ukrainë”, tha presidenti Zelenski ndërsa vizitoi vendin e sulmit rus në Kiev.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments