TËRMET 5.9 BALLË NË EGJE PRANË KRETËS | DRIDHJET U NDJENË EDHE NË IZRAEL + LIBAN + EGJIPT + BREGUN PERËNDIMOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Kretë, Greqi | Një tërmet me magnitudë 5.9 u regjistrua në orën 1:51 sipas kohës lokale (00:51 në Shqipëri) në Detin Egje jugor, pranë ishullit grek të Kretës.
“Tërmeti u ndje qartë në të gjithë Izraelin, nga veriu në jug: në Tel Aviv, Jerusalem, Haifa. Ashtu si në Jordani, Liban dhe Egjipt”, raporton televizioni publik Kan.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe Shërbimi i Monitorimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 84 km dhe një epiqendër përpara ishullit Kaso.
Për momentin nuk ka raportime për dëme në njerëz apo gjëra materiale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments