“SHKALLA E TUJANIT”; ZALL DAJT; TIRANË | BLERIM HAXHIU DHE OLSI LILA MBETËN TË VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | U SHOQËRUA NË KOMISARIAT OLSIDO CAMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

“Shkalla e Tujanit”, Zall Dajt, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Në një aksident rrugor mbetën të vdekur:
a)- Z. Blerim Haxhiu, me moshë 23 vjeç.
b)- Z. Olsi Lila, me moshë 18 vjeç.
Në lidhje me aksidentin automobilistik u shoqërua në ambientet policore:
1- Z. Olsido Cami, me moshë 24 vjeç.
Njoftim | Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments