RIAD: PRESIDENTI DANDLL TRAMP (DONALD TRUMP) U TAKUA ME PRESIDENTIN E RI TË PËRKOHSHËM TË SIRISË AHMAD AL-SHARAA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 2 min read

Riad, Arabia Saudite | Presidenti Dandll Tramp (Donald Trump) u takua me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, një ish-udhëheqës i kryengritësve që kaloi disa vite si i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak.
Takimi mes tyre ndodhi para se presidenti Tramp (Trump) të përfundojë vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe të udhëtojë për në Katar, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë, gjithashtu, një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Presidentët Tramp (Trump) dhe al-Sharaa u takuan me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë”, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Presidenti Tramp (Trump) tha para takimit se vendimin për të takuar presidentin al-Sharaa e mori pas nxitjes nga princi saudit Mohammed bin Salman, dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan).
Ai premtoi se do të heqë sanksionet shumëvjeçare ndaj Sirisë.
“Në Siri ka një qeveri të re që, shpresojmë, do të arrijë të stabilizojë vendin dhe të ruajë paqen”, tha presidentit Tramp (Trump), në një fjalim të gjerë për politikën e jashtme të mbajtur të martën, ku njoftoi heqjen e sanksioneve që kanë qenë në fuqi që nga viti 2011.
“Kjo është ajo që duam të shohim në Siri”, tha ai.
I njohur më parë me nokën Abu Mohammed al-Golani, al-Sharaa ishte rreshtuar me radhët e al-Kaidës kundër forcave amerikane në Irak pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja.
Ai ende përballet me një fletarrestim për akuza për terrorizëm në Irak.
Dikur ShBA-ës kishin ofruar një shpërblim prej 10 milionë $ për informacione mbi vendndodhjen e tij, për shkak të lidhjeve të tij me al-Kaidën.
Ai u rikthye në Siri pas shpërthimit të konfliktit në vitin 2011, dhe mori drejtimin e degës së al-Kaidës, e njohur si Fronti Nusra.
Më pas, ai e riemërtoi grupin në Hayat Tahrir al-Sham, dhe shkëputi lidhjet formale me al-Kaidën.
Sanksionet ndaj Sirisë datojnë nga koha e ish-diktatorit Bashar al-Assad, i cili, u rrëzua nga pushteti në muajin dhjetor. Ato synonin të dëmtonin rëndë ekonominë e regjimit të tij.
Të dyja administratat amerikane – administrata e kaluar e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) dhe administrata aktuale e presidentit tramp (Trump) i kishin lënë në fuqi këto sanksione edhe pas rrëzimit të ish-diktatorit Assad, ndërsa vlerësonin qëndrimin e al-Sharaa, i cili, ka mohuar lidhjet e mëtejshme me al-Kaidën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments