top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK KAPSHTICË | NIKO ZEKOLLI (BANUES NË FSHATIN NEVIÇISHT) U ARRESTUA; 100 MIJË € KONTRABANDË MALLRASH NGA GREQIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 25
  • 1 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Niko Zekolli, me moshë 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht.


Njoftim | Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.


Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.


Goditet një tjetër rast i kontrabandës.

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.


Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.


Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.


Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.


Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page