PICA MARGHERITA NË NAPOLI DO TË THOTË 300 VJET HISTORI DHE 90 SEKONDA NË NJË FURRË ME DRU: PRITET TË KUSHTOJË 17 € NË NAPOLI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7, 2024
- 2 min read
Napoli, Itali | Në kryeqytetin e picave në botë, Napoli, pica më klasike, margherita, mund të kushtojë deri në 17 euro.
Çmimi do të ofrohet në njësinë e re të “Crazy Pizza”, një piceri luksoze në Milano, që do të hapë dyert në kryeqytetin e Kampania (Campania), në fund të verës europiane.
Propozimi tejkalon çmimet e ngarkuara në qytet për të njëjtën shije, të cilat variojnë nga 4.50 euro deri në 8 eura.
Nënshkruar nga biznesmeni Flavio Briatore, biznesi ndan mendimet midis prodhuesve vendas të picave.
“Pica Margherita në Napoli do të thotë 300 vjet histori dhe 90 sekonda në një furrë me dru: Flavio Briatore nuk do të jetë në gjendje t'ua kalojë kurrë këtë klientëve të tij”, kritikoi z. Paolo Suraçe (Surace), nga piceria historike Matoci (Mattozzi).
Ndër ata që mbështesin idenë është z. Xhino (Gino) Sorbillo, i konsideruar si prodhuesi më i madh i picave në traditën napolitane.
“I uroj fat Flavios dhe i ftoj të gjithë biznesmenët të investojnë në qytetin tonë. Nëse ai zgjodhi Napolin, kjo është sepse ka marrë parasysh shumë aspekte”, thotë ai.
“Besoj që të tarifosh 17 euro për një picë të mirë në një vend luksoz, me staf të kualifikuar, praninë e një DJ dhe argëtim të garantuar është plotësisht e saktë”, shpjegoi z. Briatore, i cili, shtoi se menuja “Crazy Pizza” do të ketë opsione me çmime më të larta se ajo e margheritës.
“Më e shtrenjta do të jetë pica jonë ekskluzive me një Joselito Ibérico pata negra (proshutë) fantastike me 65 euro”, zbulon ai.
Arti i picës napolitane është një traditë shekullore. Në vitin 2017, ai u bë një sit i trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments