PARTIA E PUNËTORËVE TË KURDISTANIT: NEGOCIATAT PËR PAQE DO TË NDALEN DERISA ANKARAJA TË LIROJË UDHËHEQËSIN ABDULLAH OÇALAN (ÖCALAN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30, 2025
- 1 min read

Malet Kandil | “Grupi guerilas kurd i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) nuk do të vazhdojë negociatat e paqes me Ankaranë, duke besuar se tani është radha e Turqisë të veprojë dhe të lirojë udhëheqësin e saj historik Abdullah Oçalan (Öcalan)”.
Një nga komandantët e tha këtë për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
“Ne kemi bërë atë që na u kërkua. Tani është radha e shtetit turk.
Ka pasur diskutime në Turqi, por nuk ka përparim konkret.
Tani po presim që shteti turk të ndërmarrë veprime dhe të ndërmarrë hapat e mëtejshëm”.
Kështu tha komandanti Amed Malazgirt, duke shtuar se kërkesa e parë e grupit është liria e udhëheqësit “Apo”, duke iu referuar z. Oçalan (Öcalan), i cili, është i ndaluar që nga viti 1999.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments