PRESIDENTI ERDOGAN REAGOI BOTËRISHT PAS APELIT TË KREUT TË PKK-së OÇALAN DUKE THËNË: MUNDËSI HISTORIKE TË THYEJMË MURIN E TERRORIZMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28, 2025
- 1 min read

Ankara, Turqi | Ne kemi mundësinë të bëjmë një hap historik drejt qëllimit për të shembur murin e terrorit që është ndërtuar mes vëllazërisë tonë mijëravjeçare.
Këtë e ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, pas apelit të bërë dje nga udhëheqësi i PKK-së Abdullah Oçalan, i cili, nga burgu i kërkoi grupit të tij të linin armët dhe të shpërbëhej.
“Një fazë e re në përpjekjet për një Turqi pa terror filloi dje”, tha kreu turk, duke iu referuar nënkuptuar apelit të nisur dje nga kreu i PKK.
“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër çdo provokimi që mund të lindë gjatë këtij procesi dhe do të tregojmë nivelin më të lartë të kujdesit”, tha presidenti Erdogan, duke premtuar se ishte detyrë të punohej për të jetuar në një atmosferë përfshirëse në Turqi.
“Asnjë individ në këtë komb, qoftë turk apo kurd, nuk do të falë këdo që e sjell procesin në një ngërç me retorikë dhe veprime ambivalente, siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha presidenti turk, duke folur në një qendër konferencash në Stamboll në një ceremoni televizive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments