top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAMJA “TË GJITHË SYTË NGA RAFAHU” E KRIJUAR ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE (AI) U BË VIRALE NË MEDIAT SOCIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30, 2024
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Rreshta të rregullt çadrash shtrihen në distancë përgjatë terrenit me pluhur të rrethuar nga male.

 

Në qendër, struktura të bardha që shprehin fjalët: “Të gjithë sytë nga Rafahu”.

 

Pamja - që besohet se është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale - arriti rekord të shpërndarjes në Instagram, ku më shumë se 44 milionë njerëz e shtuan atë në tregimet e tyre.

 

Një formë e aktivizmit social që vjen si pasojë e viktimave të shkaktuara nga një sulm izraelit të dielën në mbrëmje në një kamp tende në zonën jugore të Rripit të Gazës.

 

Togfjalëshi - sipas mediave ndërkombëtare - u shqiptua nga z. rik Pipërkorn (Rik Peeperkorn), përfaqësues i OBSH-së në Gaza dhe Bregun Perëndimor, në muajin shkurt.

 

Ndërsa Gaza po përgatitej për një zgjatje të pushtimit tokësor të Izraelit, zyrtari i OKB-së deklaroi: “Të gjithë sytë janë te Rafahu”.

 

Pamja virale ka një nënshkrim në fund që tregon llogarinë e një përdoruesi të quajtur “Chaa” në Instagram.

 

Dhe sipas ekspertëve, do të ishte një nga veprat e para të aktivizmit viral të krijuar nga inteligjenca artificiale.

 

Dhe së bashku me milionat e aksioneve, solli me vete edhe kritika ndaj kompanisë Meta e akuzuar që në fillim të luftës për censurimin e pamjeve të sulmeve në Gaza, duke kufizuar shpërndarjen e tyre ose duke i fshehur pas paralajmërimeve të përmbajtjes së ndjeshme.

 

Z. Met (Matt) Navarra, një konsulent i mediave sociale dhe analist i industrisë, i tha entit mediatik britanik NBC News se pamja mund të jetë një mënyrë që aktivistët të ndajnë mesazhin e tyre duke luajtur sipas rregullave të platformave të mediave sociale.

 

Pamja ndoshta po anashkalon një pjesë të kontrollit të automatizuar në platformë, sepse është një imazh i krijuar nga AI dhe nuk ka asgjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme ose e diskutueshme.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page