OPENAI PËRGATIT STRAWBERRY: INTELIGJENCËN ARTIFICIALE (AI) QË MENDON SI NJERËZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 16, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Pas lajmeve në lidhje me strategjitë komerciale dhe hyrjet dhe daljet nga bordi i drejtorëve, OpenAI po bën sërish tituj për teknologjinë e saj.
Sipas entit mediatik Rojtërs Online (Reuters Online), i cili ka parë disa dokumente, startup-i i inteligjencës artificiale po punon për një model të ri revolucionar.
Emri i koduar është “Strawberry”, një avancim që do ta afronte organizatën me afrimin e konceptit të Agi, inteligjencës artificiale të përgjithshme.
Ndër objektivat e projektit është të lejojë modelet të skanojnë në mënyrë autonome internetin për të planifikuar paraprakisht aktivitete më komplekse, si dhe të kryejnë arsyetime të barabarta, nëse jo superiore, me atë të njerëzve, të qenësishme edhe për matematikën dhe shkencën.
“Ne duam që modelet tona të inteligjencës artificiale të shohin dhe kuptojnë botën ashtu si ne”, thuhet se i tha entit mediatik Rojtër (Reuters) një zëdhënës anonim.
Strawberry synon ta arrijë këtë duke kryer një analizë të thellë post-trajnimi të modeleve ekzistuese të AI të OpenAI për të dalë me më shumë përgjigje të ngjashme me njerëzit.
Në muajin janar, CEO i OpenAI Sem Olltmen (Sam Altman) tha se fushat më të rëndësishme të përparimit në AI do të jenë në aftësitë arsyetuese të modeleve.
Strawberry është ende në zhvillim e sipër dhe mbulohet nga konfidencialiteti edhe brenda kompanisë.
Ajo që dihet është se duhet të jetë vazhdimësia e natyrshme e Q Star, emri me të cilin njihej një nismë e mëparshme e startup-it, e lidhur edhe me zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme.
E shpallur në muajin nëntor të vitit 2023, Q Star është përshkruar si një përparim teknik për të gjithë sektorin e inteligjencës artificiale (AI), një pistë për modelet e mëvonshme të AI.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments