NJË KOMPANI FRANCEZE APLIKOI PËR T’U PAJISUR ME LEJE PËR TË TREGTUAR MISH TË KULTIVUAR NË LABORATOR NË TREGJET E BASHKIMIT EUROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 26, 2024
- 1 min read
Paris, Francë | Start-up francez Gourmey ka njoftuar se ka paraqitur një kërkesë autorizimi për foie gras-in e tij të kultivuar tek rregullatorët e Bashkimit Europian, aplikacioni i parë për të shitur mish të kultivuar në Bashkimin Evropian.
Kompania gjithashtu ka aplikuar për autorizim marketingu në Singapor, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër.
Për t'u tregtuar në Bashkimin Europian, mishi i kultivuar duhet të miratohet nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA).
Procesi i vlerësimit duhet të zgjasë të paktën 18 muaj dhe gjithashtu mbulon ndikimet e mundshme sociale dhe ekonomike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments