NIKARAGUA | DIKTATORI MARKSIST-LENINIST DHE KOLLTUGOFAGU DANIEL ORTEGA: NUK DO TË KETË MË ZGJEDHJE; UNË DHE GRUAJA IME DO TË VDESIM NË KOLLTUQET PRESIDENCIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read
Managua, Nikaragua | Diktatori marksist-leninist i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka njoftuar përfundimin e zgjedhjeve në vend, duke i hapur rrugën një sistemi jo-konkurrues në fund të mandatit të tij.
Deklarata erdhi gjatë një fjalimi që shënonte përvjetorin e Revolucionit Sandinist të vitit 1979, duke shënuar një forcim të mëtejshëm të kontrollit të ushtruar nga ai dhe gruaja e tij Rosario Murillo mbi institucionet.
“Nuk do të ketë më zgjedhje këtu për t'i parandaluar ata nga përpjekja për të marrë qeverinë dhe pushtetin”, tha ai, duke shtuar se ditët kur partitë e mbështetura nga Jankit (Yankees) dhe Somozas-at do të ktheheshin në pushtet kanë mbaruar.
Diktatori Ortega, me moshë 80 vjeç, ka qenë në pushtet që nga 10 janari 2007, pas një mandati të mëparshëm në vitet 1980.
Njoftimi vjen pas një sërë reformash që zgjeruan kompetencat e dyshes presidenciale, duke përfshirë emërimin e bashkëshortes Murillo si bashkëpresidente dhe zgjatjen e mandatit presidencial në gjashtë vjet.
Zgjedhjet e vitit 2021 u kontestuan nga opozita dhe bashkësia ndërkombëtare pas arrestimit të kandidatëve kryesorë rivalë presidencialë të tij, midis atyre që konsideroheshin konkurrues në garë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments