top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DIKTATOR MARKSIST-LENINIST I NIKARAGUAS DANIEL ORTEGA: OKB-ja NUK ËSHTË MË E NEVOJSHME; AJO DUHET TË ZHDUKET; ËSHTË BËRË NJË MJET I VENDEVE IMPERIALISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21
  • 1 min read
ree

Managua, Nikaragua | Diktatori marksist-leninist me status president i Nikaraguas, Daniel Ortega, bëri thirrje këtë fundjavë për shpërbërjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë të padobishme për shkak të mosveprimit të saj kundër luftërave, deportimeve të emigrantëve dhe asaj që ai e quajti agresion imperialist.


Kombet e Bashkuara nuk janë më të dobishme. Ato duhet të ringriten dhe ringritja e tyre do të thotë zhdukja e tyre”, deklaroi Ortega në Plaza de la Fe në Managua gjatë eventit që festonte 46-vjetorin e Revolucionit Sandinist.


Në një fjalim të gjatë të transmetuar në televizionin shtetëror, diktatori Ortega akuzoi OKB-në se ishte një mjet i vendeve imperialiste, në shërbim të fuqive bërthamore dhe se vepronte në mënyrë pasive përballë konflikteve në Lindjen e Mesme dhe deportimeve të emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara.


Në muajin shkurt, Nikaragua u largua nga disa organe të OKB-së, duke përfshirë Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), duke i akuzuar ato për ndërhyrje dhe destabilizim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page