top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIKARAGUA | DIKTATORI MARKSIST-LENINIST DANIEL ORTEGA NDALOI HYRJEN E UNGJIJVE (BIBLAVE) DHE TË TJERA SENDEVE NGA PIKAT DOGANORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Managua, Nikaragua | Kufizime të reja mbi lirinë fetare dhe lirinë e informacionit janë vendosur në Nikaragua, ku regjimi sandinist i udhëhequr nga diktatori marksist-leninist Daniel Ortega dhe bashkëshortja e tij, bashkëpresidentja Rosario Murillo, ka ndaluar hyrjen e Ungjijve (Biblave), librave, revistave dhe gazetave.


Mediat kryesore të pavarura, nga “La Prensa” deri te “100 Noticias”, kanë raportuar masën, duke vënë në dukje se ajo ndikon drejtpërdrejt te turistët dhe udhëtarët, veçanërisht ata që mbërrijnë nga toka.


Vendimi u konfirmua nga kompania ndërkombëtare e autobusëve “Tica Bus”, e cila, lidh Shën Hozenë (San José), kryeqytetin e Kosta Rikës, me kryeqytetin e Nikaraguasë, Managua; e cila ka vendosur njoftime në stacionet e saj të autobusëve.


Artikujt e ndaluar thuhet se përfshijnë kamera dhe dronë, si dhe materiale të konsideruara të ndjeshme nga autoritetet.


Masa, e cila, i atribuohet urdhrave të drejtpërdrejtë të qeverisë, ka ngritur shqetësime serioze midis organizatave fetare dhe vëzhguesve të të drejtave të njeriut, të cilët, denoncojnë një shtrëngim të mëtejshëm të kontrollit shtetëror.


Organizata ndërkombëtare Christian Solidarity Worldwide (CSW) ka ngritur alarmin, duke vënë në dukje se priftërinjtë dhe udhëheqësit fetarë tashmë i janë nënshtruar arrestimeve arbitrare në Nikaragua dhe se festimet publike lejohen vetëm për grupet që konsiderohen të lidhura me regjimin.


Ndalimi është pjesë e një modeli sistematik të shtypjes së shprehjeve të pavarura të besimit.


Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Nikaraguasë që ta revokojë menjëherë këtë ndalim”, tha znj. Anna Lee Stangl, Drejtoreshë e Amerikës për CSW-në.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page