NASA PUNËSOI ILLN MASKUN (ELON MUSK) PËR TË SHKATËRRUAR STACIONIN NDËRKOMBËTAR TË HAPËSIRËS | E PAGOI 843 MILION $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27, 2024
- 2 min read
Updated: Jun 29, 2024
Uashington, Amerikë | NASA i ka dhënë Space X një kontratë 843 milionë dollarë për të ndërtuar një anije kozmike të aftë për të shtyrë stacionin 430 ton jashtë orbitës në mënyrë që të digjet në atmosferën e Tokës përpara se të përfundojë në Oqeanin Paqësor.
Kompania hapësinore e z. Illn Mask (Elon Musk), Speis Iks (Space X) mori përsipër kontratën dhe përgjegjësinë historike të shkatërrimit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Pjesët e para të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (SNH) u hodhën në orbitë në vitin 1998, ndërsa misionet me njerëz filluan në vitin 2000.
SNH bën një orbitë rreth Tokës çdo 90 minuta, në një lartësi prej rreth 400 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Ai ka strehuar astronautë të panumërt, duke qenë një laborator orbital për eksperimente dhe kërkime në Hapësirë në lidhje me një gamë të madhe aplikimesh – nga krijimi i llojeve të reja të materialeve, deri te proceset e plakjes.
Inxhinierët e NASA-s sigurojnë se Stacioni mbetet i shëndoshë strukturialisht, por theksojnë se ditët e tij të fundit tani duhet të planifikohen.
Pa ndërhyrjen njerëzore, stacioni do të binte përsëri në Tokë gjithsesi, por duke vepruar kështu do të përbënte rreziqe të mundshme për zonat e populluara.
SHBA dhe Rusia drejtojnë programin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Europa, Kanadaja dhe Japonia luajnë një rol mbështetës.
Partnerët perëndimorë kanë rënë dakord të financojnë stacionin deri në vitin 2030, ndërsa Rusia thotë se pjesëmarrja e saj do të zgjasë të paktën deri në vitin 2028.
NASA kishte shqyrtuar disa opsione për përfundimin e SNH.
Këto përfshijnë çmontimin e stacionit dhe përdorimin e pjesëve relativisht më të reja për platformën e ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments