top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOTI: EUROPA JUGLINDORE (BALLKANI) NUK DEL NGA VAPA E PËR 7 DITËT E ARDHSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit po prek Europën Lindore dhe Europën Juglindore (Ballkanin) me temperatura që arrijnë dhe kalojnë 40-42°C.

 

Temperatura maksimale për 7 ditët e ardhshme pritet të kalojë 42-44°C (10-12°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020) në shumë zona të Europës Juglindore (Ballkanit).

 

Qindra rekorde mujore por edhe absolute të temperaturave pritet të thyhen në 10 ditët e ardhshme në rajonet e mësipërme.

 

Përveç temperaturave shumë të larta maksimale në mesditë, temperaturat e larta pritet të qëndrojnë edhe gjatë natës, ku në shumë zona dhe veçanërisht në qendrat e mëdha urbane temperatura nuk pritet të bjerë nën 28-30°C, duke shënuar rritje, e cila është barrë e rëndë, kryesisht mbi grupet vulnerabël të popullsisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page