MINISTRIA E JASHTME E SHTETIT TË UKRAINËS THIRRI AMBASADORIN HUNGAREZ DHE I DORËZOI NOTE PROTESET PËR VEPRIME TË CILËSUARA SI ARMIQËSORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ambasadori hungarez është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës në përgjigje të vendimit të Budapestit për të ndaluar komandantin e forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, një hungarez etnik, të hyjë në Hungari në shenjë hakmarrjeje për sulmet e Kievit ndaj tubacionit Druzhba që furnizon vendin me naftë ruse”.
Kjo u njoftua në Iks (X) nga kreu i diplomacisë ukrainase, Andri Sibiha (Andrii Sybiha).
“Atij iu dorëzua një notë proteste në përgjigje të diskriminimit të Hungarisë ndaj pakicës hungareze në Ukrainë, veçanërisht kundër mbrojtësit tonë me origjinë hungareze, të cilit iu ndalua hyrja në vendin e paraardhësve të tij”, shpjegoi ministri, duke i kërkuar Hungarisë të përmbahet nga veprime të mëtejshme armiqësore dhe në vend të kësaj të angazhohet në dialog konstruktiv, për të cilin Ukraina mbetet e gatshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments