MB | GJYKATA E KURORËS NË SUINDON: 28 VJET BURG PËR SAIMIR NEZIRAJN; NERTIL HALILIN; EDMIR BEQIRIN; ERGYS ABDYLIN; ARDIAN GJETËN; JORGO BRAKUSAIN (BRACHOUSAI) - KY I FUNDIT U DËNUA ME KUSHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27
- 2 min read

Suindon, Mbretëria e Bashkuar | Gjykata e Kurorës në Suindon (Swindon) shqiptoi dënime penale me rreth njëzet e tetë (28) vjet heqje lirie ndaj:
1- Z. Saimir Neziraj, i njohur me nofkën emrin “Denzel”.
2- Z. Nertil Halili.
3- Z. Edmir Beqiri.
4- Z. Ergys Abdyli.
5- Z. Ardian Gjeta.
6- Z. Jorgo Brakusai (Brachousai).
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në shkelje penale të lidhura me drogërat në Suindon (Swindon), konkretisht në:
1- Veprimtari me drogë të klasës A.
Operacioni për arrestimin e tyre u kodua “Operation Young”, dhe u shtri në kohë mbi gjashtë muaj.
Dënimet penale të shqiptuara ndaj tyre janë si më poshtë vijon:
1- Z. Saimir Neziraj, me moshë 32 vjeç, për përfshirje në shpërndarje kokaine: tetë (8) vjet heqje lirie.
2- Z. Nertil Halili, me moshë 29 vjeç, për përfshirje në shpërndarje kokaine dhe rikthim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar pas dëbimit: shtatë (7) vjet dhe dhjetë (10) muaj heqje lirie.
3- Z. Edmir Beqiri, me moshë 37 vjeç, për përfshirje në shpërndarje kokaine: tre (3) vjet dhe tetë (8) muaj heqje lirie.
4- Z. Ergys Abdyli, me moshë 26 vjeç, për përfshirje në shpërndarje kokaine, posedim prone kriminale, pengim të drejtësisë, posedim dokumentesh false: pesë (5) vjet dhe njëmbëdhjetë (11) muaj heqje lirie.
5- Z. Ardian Gjeta, me moshë 26 vjeç, për përfshirje në shpërndarje kokaine dhe posedim prone kriminale: dy (2) vjet dhe një (1) muaj heqje lirie.
6- Z. Jorgo Brakusai (Brachousai), me moshë 24 vjeç, për përfshirje në shpërndarje kokaine: gjashtëmbëdhjetë (16) muaj heqje lirie, me pezullim për dy (2) vjet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
























Comments