top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇOKUELL PARK (CHALKWELL PARK); SAUTHEND ON SI (SOUTHEND-ON-SEA); LONDËR | 5 VAJZA TË MITURA U ZUNË PËRPOSH NGA NJË PEMË; LEONA RUKA VDIQ; FAMILJA KËRKON NDIHMË PËR TË SJELLË TRUPIN NË ATDHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read
Pamje nga vendi i ngjarjes fatkeqe.
Pamje nga vendi i ngjarjes fatkeqe.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se në Çokuell Park (Chalkwell Park), në qytetin e Sauthend on Si (Southend-on-Sea) një pemë e mbjellë në ambient publik u thye duke shkaktuar:

1- Plagosjen e pesë vajzave të mitura me origjinë nga Shqipëria.


Mes tyre, një e mitur, e quajtur Leona Ruka, vdiq.

ree

Një tjetër e mitur e familjes Ruka ndodhet në gjendje të keqe shëndetësore.


Tre vajzat e tjera duken më mirë.


Familja e së ndjerës kërkon ndihmë financiare nga mërgata shqiptare për të sjellë trupin e saj në atdhe.


Nuk ka të dhëna nëse pushteti vendor i ka kryer detyrat e tij që lidhen me mirë administrimin e hapësirave publike të gjelbra (duke përfshirë përveç të tjerave krastitjen e pemëve dhe vendosjen e tabelave sensibilizuese atje ku ka rreziqe nga pemët e pakrastitura).

 

Drejtori i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) Erton Duka i nxit familjet e viktimave që të ngrenë padi penale dhe civile kundër autoriteteve shtetërore përgjegjëse britanike me qëllim vënien e drejtësisë penale dhe civile në vend.


Ngushëllime familjes Ruka.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page