top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAÇU PIÇU (MACHU PICCHU) KONFIRMOHET SI ATRAKSIONI KRYESOR TURISTIK NË AMERIKËN E JUGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4, 2024
  • 1 min read
ree

Lima, Peru | Qyteti i lashtë i Inkave, Maçu Piçu (Machu Picchu), në Peru, është treguar për të shtatën herë radhazi si atraksioni kryesor turistik në Amerikën e Jugut, duke marrë çmimin World Travel Awards South America 2024, një njohje që konsiderohet si çmimi Asker (Oscar) i Turizmit.

 

Agjencia e lajmeve PromPerú nënvizoi rëndësinë e këtij çmimi, duke theksuar rëndësinë kulturore dhe turistike të qytetit madhështor Inkas.

 

Rajoni i Maçu Piçut (Machu Picchu) në Kusko (Cusco) - është një vend i shenjtë historik i njohur nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore dhe është një nga shtatë mrekullitë e botës.

 

Duke mbuluar 37302 hektarë, rajoni është shtëpia e biodiversitetit mbresëlënës dhe më shumë se 60 monumenteve arkeologjike të lidhura nga një rrjet kompleks rrugësh Inkase.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page