top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAÇU-PIÇU: AUTOBUSI TURISTIK DOLI NGA RRUGA DHE RA 15 METRA PËRPOSH | RRETH 30 TURISTË TË PLAGOSUR U DËRGUAN NË SPITAL NË KUSKO (CUSCO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2024
  • 1 min read

Lima, Peru | Tragjedi në Peru, pranë kalasë së lashtë turistike të Inkave në Maçu-Piçu, ku mbetën të plagosur rreth 30 veta.

 

Një autobus turistik që kthehej nga zona arkeologjike, në një zonë të paarritshme, ka dalë nga rruga, ka rënë 15 metra dhe është përplasur.

 

Shoferi me sa duket humbi kontrollin dhe automjeti u rrëzua nga rruga malore zigzag që lidh vendin historik me qytetin turistik të Ujërave të Nxehta (Aguas Calientes).

 

6 italianë dhe dhjetëra turistë të tjerë u plagosën rëndë”, njoftoi policia lokale.

 

Kemi 30 turistë të plagosur: të gjithë u dërguan në Kusko (Cusco)”, tha një zyrtar i policisë peruane.

 

Menjëherë pas aksidentit, autoritetet lokale dhe banorët u kanë ardhur në ndihmë turistëve për t'i ndihmuar ata të arrijnë në qendrën shëndetësore të qytetit.

 

Të paktën 20 veta, përfshirë italianë, kilianë dhe guatemalanë u shtruan në spital me fraktura të kockave.

 

Pesë shtetas meksikanë, dy japonezë dhe një kinez u plagosën gjithashtu. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page