KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS): GREQIA NUK DO TË MARRË PJESË NË ASNJË OPERACION USHTARAK PRANË IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 minutes ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | “Greqia dhe Evropa nuk do të marrin pjesë në asnjë operacion ushtarak pranë Iranit”.
Kështu tha Kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) në një aktivitet në Athinë.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), u bëri thirrje aleatëve gjatë fundjavës që të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë sulmet në këtë rrugë ujore jetësore mes luftës ShBA-Izrael kundër Iranit, e cila, tani është në javën e saj të tretë.
“Përgjigjja e thjeshtë është jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion përreth teatrit të operacioneve aktuale”, tha Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) - në një veprimtari të agjencisë amerikane të lajmeve “Bloomberg”.
“Dyshoj se ka shumë oreks evropian për një mision të tillë tani”, tha ai.
“Mendoj se Evropa nuk do të tërhiqet ushtarakisht, por Evropa sigurisht që duhet të përqendrohet në pasojat ekonomike të krizës.
Nëse nuk ka një mision të miratuar nga Evropa, Greqia nuk do të marrë pjesë vetë… Dhe mendoj se gjasat e një misioni të tillë tani për tani janë shumë të ulëta.
Aspides është e përcaktuar qartë gjeografikisht dhe, e përsëris, nuk shtrihet deri në Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik”, Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments