top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI | MINISTRJA E TRANSPORTIT KETHRIN (CATHERINE) KING: NUK DO TË DËRGOJMË ANIJE LUFTARAKE NË LINDJEN E MESME POR AVIONË PO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sidenei, Australi | Australia nuk do të dërgojë anije luftarake në Lindjen e Mesme, ndërsa Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) po u bën thirrje vendeve fqinje të bashkohen me një koalicion detar për të siguruar kalim të sigurt për anijet cisternë përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila, transporton 20% të të gjithë tregtisë së naftës.

 

Australia nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për të dërguar një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit dhe ne nuk do të dërgonim një të tillë edhe nëse do të na kërkohej”.


Kështu tha Ministrja e Transportit Kethrin (Catherine) King për entin mediatik radiofonik “ABC”.


Nuk është diçka që na është kërkuar ta bëjmë dhe ne nuk do të dërgonim një anije nëse do të na kërkohej.


Ne kemi qenë shumë të qartë se cili është kontributi ynë në lidhje me kërkesat, padyshim avionë për të ndihmuar me mbrojtjen, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e australianëve në atë zonë”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page