top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULLI I KRETËS | AUTORITETET KANË DOKUMENTUAR VEPRIMTARINË E POLAKUT TË ARRESTUAR PËR SPIUNAZH NË BAZËN E SUDËS (SOUDA); AI MOHON AKT-AKUZËN PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 minutes ago
  • 2 min read

Ishulli i Kretës, Greqi | Veprimtaritë e qytetarit polak 58-vjeçar, i cili, u arrestua për spiunazh të dyshuar në bazën e Sudës (Souda) në Kretë u zbuluan nga shtypi grek.


Fotografitë e gjetura në posedim të të dyshuarit tregojnë pozicionet dhe lëvizjet e anijeve luftarake dhe avionëve në instalimet ushtarake në zonë.


Përmes avokatit të tij mbrojtës, 58-vjeçari vazhdon ta mohojë aktakuzën, duke pretenduar se ndodhej me pushime në qytetin Marathi, i cili, ndodhet përballë Sudës (Souda).


Klienti im i mohon akuzat dhe shpjegoi se si u ndodh në Hania – të cilën e do shumë - dhe se si ka ardhur këtu për pushime vitet e fundit”, tha avokati.


Pretendohet se i dyshuari ka fotografuar sistematikisht avionë luftarakë dhe nëndetëse në Gjirin e Sudës (Souda).


Avokati i tij tha se klienti nuk e mohoi që materiali fotografik i kontestuar ishte i tiji, por pohoi se nuk e kishte bërë publik.


I dyshuari e ka vizituar rregullisht Hanian që nga viti 2024 dhe, sipas dëshmive të tjera, e ka kaluar natën në një furgon të bardhë me targa polake, i cili, ishte parkuar në plazhin Marathi.


Policia arrestoi burrin pasi personeli i NATO-s në bazën e Gjirit Sudës (Souda) njoftoi autoritetet për praninë e tij.


Policia gjeti dylbi, pajisje ruajtjeje dixhitale, një tablet, një laptop, karta SIM dhe shënime të shkruara me dorë brenda furgonit të tij.


Hetuesit thonë se telefoni i tij përmbante dhjetëra fotografi të nëndetëseve dhe anijeve luftarake - përfshirë “USS Gerald R. Ford” - dhe avionëve ushtarakë të stacionuar në Sudë (Souda).


Ai dyshohet se u dërgoi imazhe me komente me shkrim të paktën 10 marrësve me numra celularësh polakë, duke identifikuar mbërritjet dhe nisjet e anijeve, duke përfshirë lëvizjet drejt Irakut.


Avokati i tij tha se informacioni u nda me të afërmit dhe miqtë e tij në biseda private, duke pretenduar se ata ishin të interesuar për të sepse ishte diçka që nuk e shihnin shpesh në vendin e tyre.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page