PRIZREN | AUTORITETET GODITËN BANDËN E KUZHNINËVE; QINDRA MIJËRA € ZHVATJE NGA FAJDEJA; U ARRESTUA EDUARD KUZHNINI; NË KËRKIM POLICOR BRUNO KUZHNINI; GJON KUZHNINI; ELSON KUZHNINI; EGZON RESHANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 17
- 3 min read
Updated: Mar 18

Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Eduard Kuzhnini.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Bruno Kuzhnini.
2- Z. Gjon Kuzhnini.
3- Z. Elson Kuzhnini.
4- Z. Egzon Reshani; i shpallur më herët në kërkim policor për vrasje të mbetur në përpjekje (tentativë).
Ata konsiderohen të përfshirë në zhvatje përmes fajdesë të qindra mijëra €; por jo vetëm.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Fajdeja”.
2- “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
3- “Detyrimi”.
Njoftim | Kërkohet i dyshuari për vrasje ne tentative - Egzon Reshani.
Prizren, 19 janar 2026.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentative”, konkretisht 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.
Rasti është duke u hetuar dhe nga policia, janë identifikuar dhe arrestuar e personave të përfshirë në rast, por njeri nga të dyshuarit është ende në arrati, ai është:
- Egzon Besim RESHANI, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkelzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren.
Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Njoftim | Kërkesë për bashkëpunim.
Prishtinë 18 mars 2026.
Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në:
1- Adresën elektronike info@kosovopolice.com
2- Numrat e telefonit: 192 ose 080019999, thuhet në njoftimin zyrtar.





Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments