ITALI | 5 VETA DO TË DËRGOHEN NË GJYQ PENAL PËR SULMIN TERRORIST NË SINAGOGËN E ROMËS TË KRYER NË VITIN 1982 KU U VRA NJË I MITUR DHE U PLAGOSËN 40 BESIMTARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Prokuroria Publike e Romës, pas një hetimi kompleks, ka lëshuar një njoftim për përfundimin e hetimit kundër pesë individëve të dyshuar si bashkëpërgjegjës për sulmin terrorist të kryer më 9 tetor 1982, përpara Sinagogës së Romës, i cili, rezultoi në vdekjen e të miturit Stefano Gaj Taçe (Taché), vetëm dy vjeç, dhe plagosjen e 40 besimtarëve hebrenj”.
Kështu njoftoi Prokuroria në një njoftim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments