IRAK | SULM I RI ME DRONË DHE ME RAKETA KUNDËR AMBASADËS AMERIKANE NË BAGDAD.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 17
- 1 min read

Bagdad, Irak | “Disa shpërthime të forta tronditën Bagdadin këtë mbrëmje”.
Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp”.
Një zyrtar sigurie raportoi gjithashtu një sulm me dron dhe raketa ndaj Ambasadës Amerikane.
Në një restorant në Bagdad, një dëshmitare raportoi se pa shpërthime në qiell, të shkaktuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të ambasadës që kapte predhat.
Një dëshmitare tjetër pa një zjarr nga ballkoni i saj pranë ambasadës, dhe zyrtari i sigurisë raportoi gjithashtu një zjarr të shkaktuar nga një dron.
“Ambasada ishte shënjestra e një sulmi me dron dhe raketa”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments