top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | QEVERIA DO TË MARRË MASA BRENDA DISA JAVËSH PËR NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE VIRTUALE PËR PERSONAT NËN 15 VJEÇ ME ARGUMENTIN SE SHKAKTOJNË PROBLEME ME SHËNDETIN MENDOR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 17
1 min read

Athinë, Greqi | “Qeveria e qendrës së djathtë do të paraqesë legjislacionin brenda disa javësh për të ndaluar aksesin në mediat sociale virtuale në Greqi për fëmijët nën 15 vjeç”.


Kështu tha Kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), duke thënë se platformat përbëjnë një kërcënim për shëndetin mendor të të rinjve.


Anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, Franca dhe Portugalia, kanë vendosur tashmë një ndalim të ngjashëm, ndërsa Spanja po planifikon veprime të veta për të kufizuar përdorimin e mediave sociale nga të rinjtë.


Jashtë Bashkimit Evropian, Australia ishte vendi i parë që ndaloi përdorimin e platformave të mediave sociale virtuale për personat nën 16 vjeç, ndërsa qeveria e Britanisë po planifikon gjithashtu të vendosë kufizime.


Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) tha se provat janë të padiskutueshme se varësia e shfletimit të faqeve nga fëmijët dhe adoleshentët e rinj dëmton shëndetin e tyre mendor.


“Duhet të bëjmë diçka për këtë”, tha ai.


Perspektiva e ndalimeve ka zemëruar zyrtarët amerikanë dhe firmat e fuqishme të teknologjisë amerikane që kontrollojnë mediat sociale virtuale.


Por Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis), i cili ka kohë që i referohet perspektivës së një ndalimi në Greqi, shprehu besim të martën në forcën e argumentit moral kundër fëmijëve që përdorin mediat sociale virtuale.


“Duhet t’u përballemi sinqerisht platformave dhe t’u themi diçka shumë të thjeshtë. Po fitoni mjaftueshëm para.


Nuk keni nevojë të fitoni para edhe nga fëmijët dhe adoleshentët tanë”, tha Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page