PRESIDENTËT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE SHI XHINPING (XI JINPING) PRITET TË ZHVILLOJNË TELEFONATË NGA ORA NË ORË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Telefonata e shumëpritur midis presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Shi Xhinping (Xi Jinping) do të zhvillohet në orët e ardhshme”.
Burime nga Shtëpia e Bardhë ia thanë këtë transmetuesit televiziv “CNN”.
Tre ditë më parë, transmetuesi televiziv “CNBC” raportoi se telefonata do të zhvillohej deri në fund të javës.
Sekretari amerikan i Thesarit, Skat (Scott) Bessent, u tha mediave amerikane se telefonata midis dy udhëheqësve do të ndodhte shumë shpejt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments